MENU
klinika

“S’kam qenë kurrë në vend të dytë”

Gazetari Ronaldo Sharka braktis “Ora News”, ç’ndodhi?

28.08.2022 - 14:34

Ronaldo Sharka ishte një ndër gazetarët më të besuar të drejtorit të televizionit “Ora News”, Ylli Ndroqit, mirëpo diçka e papritur paska ndodhur.

Gazetari i njohur për thumbat e tij herë pas here dhe një figurë mjaft e suksesshme televizive, tashmë ka vendosur të braktisë këtë televizion.
Ai ka publikuar disa instastory, ku tregon vetë se tashmë nuk do të jetë më pjesë e RTV Ora pas tre vitesh bashkëpunimi.

“Publiku im i dashur që më keni mbështetur në çdo hap timin. Doja t’ju njoftoja që pas 3 vitesh bashkëpunim, nuk jam më pjesë e RTV Ora News!”

“Do ta kujtoj si një nga eksperiencat e mia më të bukura televizive, dhe Orën do ta mbaj mend si një nga institucionet mediatike që e kam shijuar më shumë. Po largohem krenar nga ky televizion, pasi në 3 vite bashkëpunim, nuk kam qenë kurrë në vend të dytë”.

“Momentalisht kam vendosur të merrem me veten time. Faleminderit të gjithëve, ju dua”, përfundon postimet e tij në “story” gazetari i njohur, Ronaldo Sharka.




Ronaldo njihet për mënyrën e tij origjinale në prezantim si dhe programi i tij “Expuls” ishte shndërruar në një nga më të suksesshmit e ekranit që ai punonte duke marrë një vëmendje të madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-konkurrenti akuza ndaj produksionit

“Fituesi i BB është parashikuar dhe ja kush është”

“Produksioni i kishte parë dedikimet”

Anaid Kaloti flet për parashutat në BBV