28.08.2022 - 17:22
Roma ka zyrtarizuar afrimin e një sulmuesi. Klubi kryeqytetas ka siguruar firmën e Andrea Belottit. Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, teksa klubi para pak minutash bëri njoftimin zyrtar.
28 vjeçari italian lë Torinon pas shumë sezonesh atje. Transferimi i tij te Roma ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Mourinho, i cili e donte me patjetër në skuadër.
Drejtuesit e klubit kanë bërë një merkato të kënaqshme, me futbollistë si Ëijnaldum dhe Dybala që i kanë shtuar akoma më shumë cilësinë ekipit. Belotti do debutojë me gjasë ndaj Monzës, të martën.
🟨 Benvenuto, @gallobelotti! 🟥#ASRoma pic.twitter.com/r7DIoosl2k
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 28, 2022
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Prapaskena e merkatos