28.08.2022 - 20:28
Ditët e fundit të gushtit po shoqërohen me fluks në pikat kufitare.
Në kapshticë, vetëm gjatë 24 orëve janë regjistruar më shumë se 7.300 hyrje-dalje të shtetasve të huaj dhe shqiptarë.
Edhe pika e kalimit në qafë thanë po përballet me një lëvizje të shtuar, me gati 7.400 shtetas që hyjnë e dalin nga shqipëria.
Mes tyre, ka edhe shumë turistë nga vendet e Evropës Lindore që vijnë për pushime në bregdetin tonë.
Për të përballuar fluksin dhe për të eliminuar radhët e gjata, në pikat kufitare po punohet me makismumin e sporteleve.