28.08.2022 - 22:45
Pas tri fitoreve radhazi dhe me një golaverazh mbresëlënës, 17 golave të shënuar dhe 3 të pësuar, PSG është ndalur në shtëpi në javën e katërt të Ligue 1, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Monaco.
Të parët që shënuan ishin mysafirët, me anë të Volland në minutën e 20-të. Kampionët e Francës do vuanin shumë për të gjetur barazimin dhe do ia dilnin të bënin diçka të tillë në minutën e 70-të.
Kjo ndodhi pas një ekzekutimi perfekt të një penalltie nga Neymar. Braziliani shënoi golin e gjashtë në kampionat në 4 javë, aq sa Haaland në Evropë aktualisht.