Real Madrid është skuadra perfekte në tri javët e para në La Liga, duke marrë fitoren e tretë radhazi, së fundmi 1-3 në transfertë me Espanyol. Kampionët e Spanjës kryesojnë me pikë të plota, ashtu si Betis.
Vinicius Junior dhe Karim Benzema e bënë të pavlefshëm golin e Joselu në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi brazilian zhbllokoi takimin që në minutën e 12-të pas asistit të marrë nga Tchouameni, por vendësit rikthyen baraspeshën në rezultat pa u mbyllur ende pjesa e parë.
Kur sfida po i drejtohej fundit, favoriti për të fituar “Topin e Artë”, Benzema “fluturoi” në shtyllën e dytë pas krosimit të Rodrygos duke shënuar golin e dytë të “Los Blancos”, por nuk i kishte mbyllur ende llogaritë me katalanët. Në minutë e 10-të shtesë mori përsipër ekzekutimin e një goditjeje të lirë në pozicion ballor, duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendës, 1-3.