MENU
klinika

I vendosur të ikë nga United

Ronaldo thotë “po”, transferimi çështje orësh

29.08.2022 - 11:31

Është thjesht çështje orësh, Cristiano Ronaldo është shumë pranë rikthimit në Serie A. Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, ylli portugez ka dhënë dritën jeshile për një transferim te skuadra e Napolit.

5 herë fituesi i “Topit të Artë”, nuk është i lumtur te Manchester United dhe këta të fundit priten ta zëvendësojnë me sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, ku kanë ofruar 100 milionë euro për nigerianin, por klubi i kaltër kërkon 130 milionë euro.

Sipas medias italiane, 37-vjeçari luzitan mund të huazohet falas te napolitanët dhe 80-85% të pagës së tij prej 24 milionë euro neto në sezon të paguhet nga “Djajtë e kuq”.

Aktualisht me fanellën e Manchester United në Premier League, Cristiano Ronaldo është aktivizuar gjithsej në 4 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar dot asnjëherë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne”

Ajeti: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi