MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Uzuni spektakolar, shënon 3 gola në sfidën e dytë

29.08.2022 - 21:28

Pas golit të shënuar një javë më parë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, u kthye sërish në një protagonist në La Liga 2, ku arriti të gjente sërish rrugën e rrjetës, madje dy herë.

Kësaj radhe, 27-vjeçari i shënoi skuadrës së Villarreal II dhe madje që në minutën e parë, duke çuar në festë tifozët në shkallët e stadiumit. Pas një topi të shërbyer nga ana e LLorente, Uzuni i vetëm me portierin, nuk e kishte të vështirë për të shënuar dhe për të kaluar Granadën në avantazh.

Në minutën e 11’, Uzuni mori një tjetër top të bukur në zonë dhe bëri që portieri të shkaktonte një ndërhyrje të gabuar, duke fituar një penallti, të cilën e shndërroi vetë në gol një minutë më pas. Kështu shqiptari shkon në kuotën e tre golave në po kaq ndeshje në ligën e dytë spanjolle.

Por nuk do të ndalej këtu sulmuesi kuqezi, pasi në fraksionin e dytë, vendasit shënuan edhe golin e tretë teksa Callejon fitoi 11-metërshin dhe Uzuni e shndërroi në gol duke kompletuar tripletën.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN