Policia e Lezhës ka dhënë informacionin paraprak lidhur me ngjarjen e rëndë ku shtetasi Besnik Pjetri, vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij dhe kunatin.
Sipas bluve, ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të divorcit mes Pjetrit dhe vajzës së Pjetër Përnjakut.
Panorama.al mëson se babë e bir, Pjetër dhe Genti Përnjaku sa kishin ardhur nga Italia. Policia sqaron se autori ka qenë në banesën e tyre ku i ka qëlluar me armë zjarri.
Korrespondenti i Panorama raportons e autori i ngjarjes Besnik Pjetri nga fshati Troshan ishte babai i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte divorcuar me bashkëshorten.
Gjate kësaj kohe ai kishte patur konflikte te vazhdueshme me te dhe familjen e saj, madje ishte denoncuar dhe nga ish-gruaja ne Itali dhe kishte bere 2 vite burg.
Vrasja e dyfishtë ndodhi në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ku ish-dhëndri, pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, ka shkuar në banesën e Pjerin Përjakut dhe i ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur atë dhe djalin e tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.