MENU
klinika

Legjenda e shahut

“Më detyruan të thoja që Ronaldo ishte më i miri”

30.08.2022 - 13:32

Debati se cili është më i miri mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vijon të mbetet një temë që ndez shumë diskutime në opinionin sportiv në mbarë botën. Në këtë mes është përfshirë edhe një legjendë e sportit të shahut si Magnus Carlsen, i cili së fundmi ka zbuluar edhe një manipulim të Real Madrid.

Si një fans i madrilenëve, norvegjezi shkonte shpesh në “Bernabeu” ndërsa në një intervistë tregon se spanjollët e kanë imponuar të thotë emrin e portugezit si lojtarin më të mirë në botë.

“Unë e kam pëlqyer gjithnjë Ronaldon, por gjithnjë kam menduar se Messi është më i mirë. Kam shkuar në shumë ndeshje të Real Madrid dhe në klub kanë qenë shumë të sjellshëm me mua, por e vetmja gjë e cila nuk më pëlqeu është se ne zhvilluam një intervistë në të cilën më pyetën për lojtarin e preferuar në Madrid.

Përmenda emrin e Isco-s dhe ata më pas më kërkuan ta xhironim sërish atë pjesë. Më kërkuan të përmendja emrin e Ronaldos, për ata mesa duket ishte diçka e rëndësishme, por mua nuk më interesonte shumë”, u shpreh Carlsen në kanalin e Youtube të Lex Fridman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN