MENU
klinika

Italiani rekord pas rekordi

Ancelotti lë pas edhe Mourinhon te Real

30.08.2022 - 18:18

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka lënë pas Jose Mourinhon, teksa kundër Espanyol ka drejtuar për të 179-n herë klubin merengues. Italiani është bërë trajneri i gjashtë në historinë e klubit të bardhë me më shumë ndeshje pasi la pas Mourinhon (178).

Përpara tij janë Miguel Munioz (605), Zinedine Zidane (263), Vicente del Bosque (246), Leo Benhaker (197) dhe Molovni (183). Bilanci i Ancelotti-t në këto 179 ndeshje në stolin e Realit të Madridit është 132 fitore, 22 barazime dhe 25 humbje.

Ndeshjet ndahen midis La Liga (117), Champions League (38), Kupa e Mbretit (16), Superkupa e Spanjës (4), Kupa e Botës për Klube (2) dhe Superkupa e Europës (2).

Si trajner i Real, Ancelotti ka fituar tetë trofe. Me triumfin në La Liga kundër Espanyol (e treta fitore radhazi në La Liga në tre takime të gjitha jashtë fushe), shtuar këtu dhe suksesin në Superkupën e Europës, italiani ka shënuar nisjen më të mirë të një sezoni nga Carlo Ancelotti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shqipëria në këmbët e Dakut!

Ndeshja me Çekinë/ Silvinjo e nis me mungesa

“Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne”

Ajeti: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të