MENU
klinika

EuroPride

Blinken i bën thirrje Serbisë të ndryshojë vendimin

31.08.2022 - 11:29

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Serbisë që të ripërtërijë zotimin për organizimin e EuroPride.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, fundjavën e kaluar, tha se EuroPride do të anulohet ose shtyhet, pasi siç tha, shteti ishte nën presion nga të gjitha anët.

Por, Blinken tha se “liritë e tubimit paqësor dhe shprehjes janë komponentë esenciale për një demokraci të shëndoshë”.

“Të drejtat e komunitetit LGBTQI+ janë të drejta të njeriut”, shkroi Blinken në një postim në Twitter.

EuroPride është një ngjarje ndërkombëtare dedikuar pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ, që mbahet çdo vit në qytete të ndryshme. Këtë vit ishte paraparë të mbahej në Beograd të Serbisë në muajin shtator.

Më 28 gusht, mijëra ortodoksë marshuan në Serbi, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBTIQ. Organizatorët e kësaj proteste kërkuan nga autoritetet që të mos heqin dorë nga vendimi për moslejimin e mbajtjes së EuroPride në Beograd.

Më herët, Bashkimi Evropian kishte shprehur keqardhje për vendimin e autoriteteve të Serbisë për të anuluar mbajtjen e EuroPride, duke thënë se kjo ngjarje për vite me radhë ka avokuar për të drejta të barabarta për pjesëtarët e komunitetit LGBTIQ në Evropë.

BE-ja kishte thënë se mirëpret sqarime shtesë nga autoritetet serbe lidhur me vendimin për anulimin e kësaj ngjarjeje./REL/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ne mbështesim barazinë dhe kundërshtojmë çdo formë..."

Vuçiç anuloi paradën e homoseksualëve, BE: Të keqardhur!


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin