Telenovela po zgjat deri në minutën e fundit të merkatos. Sipas “Football.London”, Cristiano Ronaldo është në pritje të Chelsea-s. Rezultatet e dobëta të bluve të Londrës në fillim të sezonit, 7 pikë në 5 ndeshje, mbajnë gjallë shpresën e portugezit për të luajtur në “Stamford Bridge”.
Agjenti i tij Jorge Mendes është në kontakt me drejtuesit londinezë, të cilët orët e fundit kanë qenë të predispozuar për të ndërmarrë investime të mëdha për futbollistë si Ëesley Fofana, Josko Gvardiol apo Frenkie de Jong.
Nëse Cristano Ronaldo përfundon nënshkrimin me Chelsea, skuadra angleze nuk do të jetë më e interesuar për Pierre-Emerick Aubameyang. Gabonezi ishte opsioni prioritar i Thomas Tuchel, por klubi blu ende nuk ka arritur marrëveshje me Barçën.