MENU
klinika

I zhgënjyer nga Presidenti...

“Shkatërroi gjithë ç’bëri” – çfarë mendonte Gorbaçovi, për Putinin?

31.08.2022 - 14:32

Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, ndërroi jetë dje në moshën 91-vjeçare.

Mirëpo, çfarë mendonte ai për Putinin?

Ai ishte i zhgënjyer dhe i zemëruar me presidentin rus Vladimir Putin para vdekjes së tij.

Në “Newsweek” në korrik të këtij viti, miku i ngushtë i Mikhail Gorbaçovit, gazetari dhe kritiku i shquar i Kremlinit, Aleksei Venediktov, i cili në atë kohë ka qenë edhe në kontakt me ish-liderin sovjetik e konfirmoi këtë.

 

Gjithçka që bëri Mikhail Gorbaçovi u shkatërrua. Të gjitha reformat e tij janë reduktuar në zero. Mbetet vetëm hiri dhe tym” – tha Venediktov.

Sundimi i Mikhail Gorbaçovit u karakterizua nga konceptet e hapjes dhe reformave, politika që mundësonin liri më të madhe të fjalës dhe reforma ekonomike që reduktuan në mënyrë drastike tensionet ndërmjet Perëndimit dhe Moskës.

Që kur Putin urdhëroi pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt, Rusia ka miratuar një sërë ligjesh autoritare që, për shembull, bëjnë të mundur burgosjen e kujtdo që kundërshton publikisht luftën. Filloi persekutimi total i të gjithë kritikëve të Kremlinit dhe sulmi ndaj Ukrainës. Venediktov, i cili ishte kryeredaktor i Radio Moskës Echo, u detyrua të mbyllte stacionin.

Ndërkohë, NATO ka forcuar ndjeshëm praninë e saj në Evropën Lindore si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus dhe Moska e ka gjetur veten në izolim ndërkombëtar për shkak të sanksioneve të rënda të vendosura ndaj saj nga Perëndimi.

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen