MENU
klinika

Në rritje me 13%

Aeroporti i Tiranës, 2.5 milionë udhëtarë këtë vit

28.11.2018 - 14:56

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i pasagjerëve që udhëtuan nga aeroporti i Tiranës për muajin shtator arriti në 226 mijë, me një rritje 5% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Për dhjetëmujorin, nga Aeroporti i Tiranës kanë udhëtuar mbi 2.5 milionë pasagjerë me një rritje prej 13% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Tregu i transportit ajror të pasagjerëve po rritet për të shtatin vit radhazi dhe potencialet janë ende të mëdha. Për të zhvilluar më tej tregun, qeveria më në fund ka nisur veprimet konkrete për të shtuar numrin e aeroporteve për fluturime ndërkombëtare. Aeroporti i Kukësit do të bëhet oeprativ përmes një marrëveshje të parteritetit publik privat, nga konsorciumi Kastrati – T.M.D System.

Po përmes një kontrate PPP, pritet të ndërtohet edhe një aeroport pranë Vlorës, kryesisht në funksion të turizmit. Që nga fillimi i këtij viti, qeveria ka hyrë në negociata me një konsorcium kompanish nga Turqia, por, deri tani, nuk ka ende një marrëveshje.

Paralelisht, transporti i udhëtarëve në rrugë detar këtë vit ka prekur një lloj stanjacioni. Për 10-mujorin, numri i udhëtarëve ishte 1.4 milionë, me një rritje prej vetëm 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN