MENU
klinika

Gjeni... të përjashtuar!

NOBELISTËT e pashpallur

01.09.2022 - 10:49

        A ka shkrimtare dhe shkrimtarë, që duhej të kishin marrë çmimin “Nobel” për Letërsi dhe nuk e kanë marrë?

Meqenëse kemi të bëjmë me një çmim, është pak e rrezikshme të thuash kujt t’ia japësh, pasi është ai që e bën atë për të vendosur marrësin! Megjithatë, sipas disa sondazheve, ka disa autorë të mëdhenj që meritonin të nderoheshin, por nuk e morën kurrë çmimin.  Kush duhej ta kishte fituar çmimin “Nobel” për letërsinë?/Konica.al

Po japim një listë të të pavlerësuarve:

Lev Tolstoj

Autori i dy prej romaneve më të mëdhenj të shkruar ndonjëherë “Ana Karenina” dhe “Lufta dhe paqja”, Tolstojit (1828-1910) ndoshta nuk iu dha kurrë çmimi “Nobel” për arsye ideologjike.

Mark Tuen

Për amerikanët, Mark Tuen (1835-1910) është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në historinë e tyre. Ai konsiderohet si “shkrimtari i parë i vërtetë amerikan”. “Aventurat e Tom Sojerit” dhe “Aventurat e Hakelberi Finit” janë suksese planetare.

Xhejms Xhojs

Xhojsi (1882-1941) është, pa dyshim, shkrimtari irlandez më i famshëm dhe më me ndikim. Fansat e tij janë të ndarë mes adhuruesve të “Uliksit” dhe atyre që preferojnë “Zgjimi i Fineganëve”. Në çdo rast, ai ishte një gjigant i letërsisë.

Franc Kafka

Ai konsiderohet si një nga autorët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave. Kafka (1883-1924) shkroi vetëm tre romane (“Gjyqi”, “Kështjella”, “Amerika” ose “I zhdukuri” ) dhe tregime të ndryshme, duke përfshirë të famshmen “Metamorfoza”.

Marsel Prusti

Autori i librit “Në kërkim të kohës së humbur” konsiderohet nga shumë njerëz si një gjeni dhe një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit XX. Megjithatë, Prusti (1871-1922) u nominua vetëm një herë për çmimin “Nobel”, i cili, në çdo rast, nuk e fitoi.

Vladimir Nabokov

Në përgjithësi, sipas kritikëve të ndryshëm dhe dashamirësve të letërsisë, Nabokovi (1899-1977), ndër të tjera autori i “Lolitës” së famshme, duhej ta kishte fituar çmimin “Nobel”. Në vitin 1974 ai u konsiderua një nga fituesit e mundshëm të nderit./Konica.al

Jorge Luis Borges

Ai nuk ka shkruar romane, por disa nga tregimet e tij të shkurtra kanë marrë vlerësime nga kritika dhe shumë lexues. Ndoshta Borgesi (1899-1986) është autori më i njohur argjentinas në botë. Megjithatë, me sa duket, ai nuk mund ta merrte çmimin “Nobel” për mbështetjen që i dha Pinoçetit.

Graham Grin

Edhe ai, ashtu si Nabokovi, ishte ndër të nominuarit për “Nobel” në vitin 1974, por as ai nuk e fitoi kurrë atë. Veprat e Grinit (1904-1991) u shënuan fuqishëm nga katolicizmi, si rrjehdojë edhe kritikoheshin. Është e pamundur të mos kujtohen vepra si “Amerikani i qetë”  dhe “Burri i tretë”.

Hulio Kortazar

Shkrimtari argjentinas i natyralizuar francez (1914-1984) shkroi vepra që konsiderohen kulte, si “Rayuela” (“Loja e botës”) dhe “Componibile 62”. Për kritikët dhe lexuesit, ai e meritonte çmimin “Nobel” në letërsi.

Artur Miler

I konsideruar “shumë popullor dhe i parashikueshëm” ai u nominua për çmimin “Nobel”. Ndër veprat e Artur Milerit (1915-2005), ish-bashkëshorti i Merilin Monrosë, kujtojmë “Një pamje nga ura”.

Shkrimtare dhe shkrimtarë të tjerë, që nuk kanë fituar çmimin “Nobel” për letërsinë? Cilët mendoni se janë shkrimtarët dhe shkrimtaret që e merituan çmimin “Nobel” për Letërsinë dhe nuk e morën? Sigurisht, ata duhet të jenë njerëz që kanë ndërruar jetë, sepse, siç thotë fjala e urtë popullore, për sa kohë ka jetë, ka shpresë… edhe për Nobelin!/Konica.al

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Biblioteka e Babelit"

Borges dhe letërsia imagjinare


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen