Shumë skuadra të Premier Leagues po kërkojnë të afrojnë Armando Brojën, megjithatë Chelsea ende nuk ka marrë një vendim për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, ndonëse tashmë ka filluar numërimi mbrapsht i mbylljes së merkatos së verës.
Shqiptari aktualisht është jashtë skuadrës përgatitore të “bluve” të Londrës për shkak të një dëmtimi dhe e ardhmja e tij tashmë është një shqetësim, kjo për faktin se Thomas Tuchel nuk pranon ta largojë, por njëkohësisht nuk duket as i bindur për ta pasur aktiv në skuadrën e tij.
Armando Broja është një talent i ri i akademisë së Chelsea-t, i cili la gjurmë te Southampton, ku ishte në formë huazimi. Sulmuesi cilësohet si një talent që mund të ecë mirë në ekipin e parë të Chelsea-t nëse i jepej një shans.
Duket se edhe sulmuesi shqiptar e beson këtë dhe është i bindur se do e ketë një mundësi për të luajtur në ekipin e parë. Megjithatë, ai gjithashtu nuk ka frikë të shkojë diku tjetër nëse ky do të jetë vendimi i “bluve” të Londrës.