MENU
klinika

Merkato mbyllet në orën 20:00

Ronaldo kërkon të largohet, surprizon United

01.09.2022 - 15:10

Cristiano Ronaldo është emri i fundit i madh i mbetur pezull në këtë merkato vere. E ardhmja e tij është ende e paqartë, në një kohë kur agjenti Jorge Mendes po lëviz çdo gurë për ti gjetur një skuadër të re që luan në Champions League.

Nga Anglia shkruajnë se Mendes i ka ofruar Milanit shërbimet e tij, ndërsa nga Spanja bëjnë me dije se Napoli mbetet një pistë e hapur. Pavarësisht zërave, një ditë me parë trajneri Ten Hag u shpreh se Ronaldo bën pjesë në planet e Man.United ndërsa këtë të enjte, sipas Sky Sports, Ten Hag e ka përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Leicester.

E sigurt është se për Ronaldo-n do të dëgjojmë deri në sekondat e fundit të merkatos, deri në orën 20:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN