MENU
klinika

Panairi i Verës në Serbi

Haradinaj s’i kursen kritikat për Kurtin dhe Ramën

01.09.2022 - 16:36

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kritikuar ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme në Serbi në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Verërave, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Edi Rama, në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Haradinaj shkruan se Kosova ka qenë shumë hapa para Serbisë sa i përket prodhimit të verërave.

“Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal”, shkruan Haradinaj.

Statusi:

Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave.
Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.
Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal.
Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”.
Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet nga kryeministrja serbe Brnabić

Rama mbërrin në Beograd për ‘Open Balkan’

"Ballkani i Hapur, nuk ka sjellë asgjë të keqe"

Vuçiç: Kritikët… po kërkojnë gjilpërën në kashtë


Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë