Qeveria ka hartuar një plan kombëtar për të përballuar emergjencën energjetike të shkaktuar prej krizës globale për muajit e vjeshtës dhe të dimrit.
Për të garantuar furnizim në kushtet e krizës, nga java e ardhme do të nisë operacioni i ri kombëtar kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Ky operacion do të realizohet nëpërmjet Task-Forcës së energjisë që rikthehet përsëri, pasi ajo u ngrit për herë të parë në vitin në fund të vitit 2013, nga qeveria socialiste për të ndërprerë lidhjet e paligjshme asokohe, kur humbjet në rrjet ishin deri në 50%.
Funksioni i saj përfundoi në dhjetor të vitit 2019.
Në krye të kësaj Task-Force do të jetë Ajet Zyberi, i cili pak ditë më parë u lirua nga detyra e drejtorit të IKMT.