MENU
klinika

Panairi i Beogradit

Vuçiç shijon verën, por ankohet: Rama, nuk ka pirë…

02.09.2022 - 18:00

Në Beograd u mbajt dje panairi i prodhuesve të verërave nga vende të ndryshme të rajonit në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Në panair ishte i pranishëm edhe Kryeministri, Edi Rama.

Por, duket se panairin e ka shfrytëzuar më shumë Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb e ka marrë seriozisht për të provuar sa më shumë lloje të verërave.

Në rrjet janë bërë virale videot në të cilat Vuçiç shihet i dehur. Në një rast, teksa ka në dorë një gotë me verë të cilën tenton ta provojë, ndërhyn këshilltarja e tij dhe ia merr gotën për ta provuar dhe më pas tenton ta lërë diku larg Presidentit.

Por, Presidenti serb reagon menjëherë, duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i thotë se s’është e frikësuar, por që Kryeministri i Shqipërisë është duke pritur. Vuçiç, më pas, ankohet duke thënë se Kryeministri i Shqipërisë, s’ka pirë asgjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ballkani i Hapur, nuk ka sjellë asgjë të keqe"

Vuçiç: Kritikët… po kërkojnë gjilpërën në kashtë

Pritet nga kryeministrja serbe Brnabić

Rama mbërrin në Beograd për ‘Open Balkan’