04.09.2022 - 13:49
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për incidentin e ditës së djeshme, ku u sulmua me miell nga aksivistë të PSD-së, ministri i Financave, Hekuran Murati.
Në një konferencë për mediat sot, Kurti e ka quajtur aksionin e PSD, “çështje inati”.
“Nëse je kundër kësaj pakoje, mund të ndërmarrësh edhe aksion kundër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve. Përndryshe, nuk kemi të bëjmë as me kritika as me kundërshtim, veçse me inat. Pra mund të jesh kundër kësaj pakoje, ose mund të jesh i udhëhequr nga inati. Secila më keq se tjetra”, tha Kurti.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Aksion simbolik për punëtorët”