MENU
klinika

Tenis

US Open me surpriza, eliminiohet nr.1 në botë

05.09.2022 - 12:05

Kanë nisur takimet e raundit të katërt në grand slam e US Open, duke përcaktuar çerekfinalistët e parë për meshkuj. Tenisti australian Nick Kyrgios fitoi sot 3-1 ndaj rusit Daniil Medvedev, numrit 1 në botë, që eliminohet nga turneu, duke mos mbrojtur dot titullin fituar vjet.

Kyrgios, pas kualifikimit në finalen e Wimbledon dy muaj më parë, vijon paraqitjet e tij të mira, duke avancuar në çerekfinalet e US Open. Në çerekfinale skon edhe italiani Matteo Berrettini, që mundi 3-2 spanjollin Davidovich Fokina.

Nuk zhgënjen as norvegjezi Casper Ruud, numri 5 në botë, që myndi 3-1 francezin C.Moutet. çerekfinalisti I fundit që doli nga ndeshjet e sotme është rusi Karen Khachanov, që mundui 3-2 spanjollin tjetër Carreno Busta.

Edhe te femrat janë përcaktuar çerekfinalistet e para të grand slam të US Open, teksa kanë nisur ndeshjet e raundit të katërt. E para që avancon është 18-vjeçarja amerikane Coco Gauff, që mundi 2-0 kinezen S.Zhang.

Pas eliminimit të Serena Williams, ajo është kthyer në idhullin e ri të tifozerisë vendas. Në çerekfinale shkon edhe numri 5 në botë, tenistja tuniziane Ons Jabeour, që mundi 2-0 rusen Veronica Kudermetova.

Një fitore të lehtë arriti sot edhe tenistja franceze Caroline Garcia, që mposhti po 2-0 amerikanen Riske Amritraj. Ndërsa australiania Ajla Tomljanovic, mundi 2-0 rusen L.Samsonova, duke avancuar në çerekfinale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN