MENU
klinika

US Open

Eliminohet Nadal, nuk prek dot çerekfinalet

06.09.2022 - 12:56

US Open vazhdon të dhurojë spektakël për të gjithë teleshikuesit. Në raundin e katërt amerikani Tiafoe mundi në shtëpinë e tij, spanjolli Rafael Nadal me rezultatin 3-1.

Një ndeshje e madhe që zgjati për 3 orë e 32 minuta, ndërsa vendimtar ishte seti i fundit pasi u luajt 1 orë e 2 minuta dhe u fitua nga 24-vjeçari amerikan.

Tiafoe në raundin e 1/8 do të gjejë përballë rusin Andrey Rublev, i cili fitoi bindshëm 0-3 me sete përballë anglezit Cameron Norrie. Të tre setet u fituan me shifrat 4 me 6, ndërsa përballja midis Tifao dhe Rublev do të zhvillohet me datë shtatë shtator.

Edhe italiani Sinner u kualifikua më tej pasi mundi Ilya Ivashka me rezultatin 2-3. Vendimtar ishte seti i fundin pasi katër të parat u mbyllën me rezultatet 1-6, 7-5, 2-6 dhe 6-4, ndërsa italiani triumfoi 3-6 në setit e fundit, për të shkuar në raundin tjetër ku do të gjejë përball spanjollin Carlos Alcaraz, i cili mundi Cilic 2-3.

Sa u takon femrave kaloi më tej Jessica Pegula, e cila mundi Petra Kvitova me rezultatin 0-2. Amerikania do të gjejë më tej Swiatek e cila, mundi gjermanen Jule Niemeier, 2-1.  Sfida u vendos në setin e fundit ku polakja Swiatek e fitoi me rezultatin 6-0.

Azarenka u eliminua nga Pliskova, e cila e mundi 1-2 me sete, ku gjithçka u vendos vetëm në setin e fundit me 30-vjeçaren e cila dominoi dhe triumfoi 2-6.

Pliskova  më tej do të përballet me Sabelenka e cila fitoi përballë amerikanes Collins, 1-2. Dy raundet e para përfunduan me shifrat identike 6-3 dhe 3-6, ndërsa në të fundin Sabalenka dominoi dhe triumfoi 2-6, për të kaluar në çerekfinalet e US Open.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN