MENU
klinika

"I kam borxh 75 mijë euro"

Flet vrasësi i shqiptarit në Greqi: E bëra për të shpëtuar tim bir

06.09.2022 - 13:07

53-vjeçari që vrau Xhani Topallin në Greqi ka treguar për autoritetet se si i mori jetën, biznesmenit shqiptar në ishullin e Rodos.

Ai ka thënë se gjithçka që bëri, e bëri për të shpëtuar të birin, pasi sipas tij biznesmeni shqiptar kishte shkuar i dehur në takim dhe kishte qëlluar me grushte djalin.

“Unë dola para për të mbrojtur djalin nga goditjet kontraktorit dhe më pas aty nisi sherri”, ka thënë ai.

53-vjeçari, pronar hoteli është shprehur gjithashtu se e shtrëngoi në fyt me litar shqiptarin, por nuk e kishte kuptuar që po e mbyste.

Ndër të tjera ai tha se i kishte 75 mijë euro borxh Topallit.

Sipas pretendimit të tij, gjatë përleshjes ai ka kapur një litar dhe e ka shtrënguar në fyt 46-vjeçarin , duke e hedhur përtokë dhe duke tentuar ta imobilizojë, pa e kuptuar siç thotë ai se e kishte mbytur.

Kur kuptoi se shqiptari kishte vdekur, 53-vjeçari e zhveshi me ndihmën e djalit të tij 20-vjeçar dhe e çuan trupin në një rrugë të shkretë midis Psinthos dhe Afandou.

Autori i vetë-rrëfyer ishte vënë në shënjestër të policisë që në fillim, pasi kishte pasur një takim me viktimën mbrëmjen që Xhani Topalli u zhduk.
Sipas informacioneve të “demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet.
Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit, i cili rezulton se i kishte rreth 75 mijë euro borxhe.

Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të.

Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Autori telefonoi policinë greke dhe…

Gjendet i pajetë pas 8 ditësh biznesmeni shqiptar

I kishte viktimës borxh 75 mijë euro

Hotelieri rrëfen si vrau biznesmenin shqiptar


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi