MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Kryeministrja e re e Britanisë duhet të jetë me këmbë në tokë

06.09.2022 - 14:42

Britania do të ketë kryeministren e tretë femër pasi Liz Truss u shpall fituese. Truss mbërrin në nr 10 në një kohë të vështirë. Rritja e çmimeve të gazit dhe rreziqet për furnizimin me energji elektrike këtë dimër mund të çojnë në ndërprerje të shpeshta.

Mbretëria e Bashkuar përballet me vështirësi dhe kërcënimi i stagflacionit po afrohet. Prapëseprapë, Truss fitoi postin kryesor duke mos adresuar, madje as duke pranuar, një situatë të tillë.

Truss nuk do të zgjasë shumë në detyrë nëse vazhdon me shkëputjen e saj nga realiteti. Paraardhësi i saj, Boris Johnson , mendoi se publiku ishte i gatshëm të mashtrohej – me kusht që të kishte mjaftueshëm argëtim.

Më në fund gënjeshtrat e fundosën atë. Truss-it i mungon pafytyrësia e tij e madhe dhe suksesi elektoral.

Gjatë viteve 2010, pavarësisht normave të ulëta të interesit dhe inflacionit, Britania vuajti nga nivele të larta pabarazie, paga të ulëta dhe produktivitet të ulët.

Liz Truss - Climbing the Greasy Pole? - VHS Fletchers Solicitors

Përmbysja e këtyre tendencave do të jetë shumë më e vështirë tani.

Truss  tashmë është detyruar të pranojë nevojën për të ndërhyrë për të përballuar një krizë të menjëhershme të kostos së jetesës. Pavarësisht instinkteve të saj, qeveria e saj ndoshta do të shpenzojë dhjetëra miliarda paund në javët e ardhshme për të ndihmuar njerëzit – veçanërisht njerëzit e varfër – të paguajnë faturat e tyre të energjisë.

Diagnoza e saj ishte se Britania kishte nevojë për rritje ekonomike, e cila do të rikthehej në mënyrë magjike në vend me ulje taksash.

Ulja e taksave – qoftë TVSH , të ardhura apo korporata – nuk do të sjellë rritje. Nuk është dembelizmi, por investimet e ulëta të vazhdueshme nga bizneset në Mbretërinë e Bashkuar që përbën pothuajse të gjithë hendekun e produktivitetit të këtij vendi me Francën. Në vend që të nxisë teknologjitë e reja dhe t’i përdorë ato për të frenuar gazrat serrë, Truss kërkon t’i japë fund një moratoriumi.

Partia Konservatore është rebele: Truss është liderja e katërt konservatore në gjashtë vjet. Kryeministri i ardhshëm i Britanisë është në një pozitë të dobët. Truss mundi rivalin e saj, Rishi Sunak – por jo bindshëm.

Liz Truss – not thick, not wicked, just embarrassing | Oxford Inciter

As gjysma e anëtarëve të konservatorëve të kualifikuar nuk votuan për të. Ajo bëhet liderja e parë konservatore që fiton përmes anëtarëve të partisë duke përmbysur zgjedhjen e deputetëve.

Pasi nuk kanë dalë me propozime për t’u marrë me krizat e vendit, nuk është befasuese që dy të tretat e britanikëve kanë pak ose aspak besim në kryesinë e saj.

Ajo nuk kishte asnjë strategji elektorale për publikun sepse synonte 170,000 anëtarë të partisë.

Megjithatë, politikat dhe instinktet e saj tani do të përplasen me realitetin e stagnimit ekonomik dhe presioneve në rritje mbi spitalet dhe shkollat. Truss dëshiron të nxjerrë në pah potencialin e vendit, por kjo nuk do të ndodhë me politikën e saj. Një luftë tregtare me BE-në do të ishte e dhimbshme.

Në një kohë krize, Britania nuk mund të përballojë një parti qeverisëse që ka synime politike pavarësisht kostos ekonomike.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN