MENU
klinika

Kush i bashkohet Konomit?

Njihuni me opinionisten e re: “Për’puthen”

07.09.2022 - 11:21

Të hënën e ardhshme do të rikthehet në ekran emisioni “Për’puthen”, që si shumë projekte të tjera këtë vit do të vijë me ndryshime.

Moderatorja Bora Zemani s’do të jetë më pjesë e këtij emisioni, siç pat lajmëruar edhe më herët. Ajo do të prezantojë “Dancing With the Stars” (flitet se në moderim do të jetë edhe Donaldi).

“Për’puthen” i është besuar Ori Nebiajt. Opinionisti Arjan Konomi do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij formati ndërsa krah tij do të vijë një tjetër personazh jo pak i njohur, për të dhënë opinionet e komentet e saj.

Kryefjala.com bën me dije se në rolin e opinionistes këtë vit do të jetë ish-banorja e “Big Brother Albania”, Neda Balluku.

Neda është larguar prej kohësh nga ekrani dhe i është përkushtuar familjes së saj, së bashku me partnerin, Ogrenin të cilin e njohu po në reality-show.

Neda dhe Ogreni janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai.

Ish-banorja është diplomuar për Filozofi dhe ka publikuar librin e saj të parë “Archea”. Tashmë përveç pasioneve, Neda Balluku do t’i përkushtohet edhe emisionit “Për’puthen”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Histori dashurie apo strategji marketingu

Si funksionon ‘fabrika e milionave’ Bora-Donald


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain