07.09.2022 - 13:01
Një 57-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi mbante armë pa leje në shtëpi. Pasi mori informacione se 57-vjeçari RR.K. kishte armë, policia shkoi për kontroll në banesën e tij, ku gjeti një automatik të fshehur në ambientet e jashtme të shtëpisë.
Për këtë, mbi RR.K. rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Garden”, ndërsa policia njoftoi se operacioni për evidentimin e armëmbajtjeve pa leje vijon. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.