Luka Doncic bëri paraqitjen individuale më spektakolare të “Eurobasket 2022”, duke shënuar 47 pikë dhe udhëhequr Slloveninë drejt suksesit ndaj Francës me rezultatin 82-88.
Kjo është performanca më e dytë më e mirë në histori, teksa rekordi mbahet nga Eddy Terrace në Kampionatin Evropian të basketbollit, “Sofie 1957”.
Paraqitja e Donçiçit vjen një ditë pasi Giannis Antetokounmpo, “ylli: i kombëtares greke, shënoi 41 pikë në ndeshjen e së martës kundër Ukrainës.
Luka Doncic put on a SHOW vs. France 🔥
47 PTS
7 REB
5 ASTAnd the most points scored in a EuroBasket game in 65 years 😤 pic.twitter.com/7ioavqYaB9
— Bleacher Report (@BleacherReport) September 7, 2022
Donçiç me këtë rezultat ka kaluar Nikos Gallis, greku i viteve ’80, i cili shënoi 46 pikë në një ndeshje. Në pozitën e tretë janë tre lojtarë me nga 44 pikë: Miki Berkovich, Doron Jamchi dhe Nenad Markoviç. 41-të e Giannis janë rezultati i gjashtë më i lartë në Eurobasket.