08.09.2022 - 11:06
Abc zbardh shkakun e vrasjes së 65-vjeçarit Safet Hyskollari, në Gështenjas të Pogradecit.
Mësohet se viktima kishte vendosur disa tuba në një kanale kullues në një tokë shtetërore.
63-vjeçari Fatmir Manellari, autori i vrasjes edhe pse nuk banon pranë kësaj rruge u konfliktua me 65 vjeçarin, pasi nuk ishte dakord që ai të vendoste tuba, pasi kishte frikë se për shkak të tubave shtëpia e tij mund të përmbytej gjatë dimrity.
Pas debatit 63 vjeçari me probleme të shëndetit mendor e goditi disa herë me thikë viktimën duke i marrë jetën