MENU
klinika

Arsyeja pse qau braziliani

E refuzuan shumë, në Champions debutoi me 2 gola

08.09.2022 - 16:33

Mbrëmjen e djeshme, ai shënoi 2 gola në 5 minuta për t’i dhënë Tottenham fitoren e çmuar ndaj Marseille në Champions League. Të githë e panë se Richarlison qau si fëmijë, e ndau gëzimin me babain e tij. Kjo nisur nga fëmijëria e vështirë.

“Nuk kam gishta mjaftueshëm për të numëruar klubet që më refuzuan kur isha adoleshent dhe doja të luaja si profesionist. Isha gati të hiqja dorë nga futbolli, sepse asksush nuk më pranonte.

Pastaj shkova në Belo Horizonte vetëm me paratë për një biletë, në provën e fundit që kisha. Nëse nuk ia dilja, nuk kisha para të kthehesha në shtëpi” – tha Richarlison. Rasti i tij na mëson: Kurrë mos u dorëzo!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN