Jo vetëm Topi i Artë, trofeu Kopa dhe çmimi Yashin, nga ky sezon France Football do të japë edhe çmimin Gerd Muller. Lajmi, që ishte në ajër prej kohësh, është konfirmuar në orët e fundit nga profilet zyrtare të medias së njohur.
“Nga ky vit do të jepet një çmim më shumë. Trofeu, që i dedikohet ish-sulmuesit gjerman, do t’i jepet golashënuesit më të mirë të sezonit, atij që do të arrijë të shënojë më shumë gola në ndeshje zyrtare gjatë sezonit, me fanellën e kombëtares dhe atë të klubit. ”
Trofeu Muller vlerëson sulmuesin më të mirë që ka shënuar më shumë gola për klubin dhe kombëtaren e tij në ndeshjet zyrtare të sezonit paraardhës. “Gerd Muller ka qenë një nga lojtarët më të mirë gjermanë të brezit të tij, ka fituar Topin e Artë 1970”, – lexohet në profilin në Tëitter të France Football Ballon d’or.
🌕✨ The Müller Trophy awards the best striker who scores most goals for his club and his national team in offcial games during the previous season.
Gerd Müller was one of the best German players of his generation, he won the 1970 Ballon d’Or#ballondor pic.twitter.com/vu1VDFUF7O
— Ballon d’Or #ballondor (@francefootball) September 8, 2022