Myrto Uzuni është duke kaluar një moment mjaft të mirë në La Liga 2 me fanellën e Granadës. Sulmuesi i Kombëtares realizoi 4 gola në ndeshjet e muajit gusht, teksa së fundmi është shpallur lojtari më i mirë i muajit në kampionat.
Uzuni së bashku me Callejon janë lider te skuadra e Granadës, që synon rikthimin sa më të shpejtë në elitën e futbollit spanjoll. Me këtë trofe motivues të marrë së fundmi, beratasi synon të hedhë hapa të tjerë të rëndësishëm në karrierën e tij.
Futbollisti i Kombëtares ishte autori i një prej golave në fitoren 2-0 ndaj Racing Santander si dhe shënoi hat-trick në fitoren 3-0 të Granadës ndaj Villarreal B.
A 𝗞𝗘𝗬 piece to the puzzle! 🧩
🏆❤ @GranadaCF_en‘s Myrto Uzuni is #LaLigaSmartBank‘s ‘Player of the Month’ for August!#POTM #MVP pic.twitter.com/s7jMR2xlqm
— LaLiga English (@LaLigaEN) September 9, 2022