MENU
klinika

Dy muaj para Botërorit

Brazili lë jashtë tre “gjeneralë” në shtator

09.09.2022 - 21:49

Në fundin e muajit shtator, Brazili ka programuar dy takime miqësore. Me datë 23, pesë herë kampionët e botës do të luajnë përballë Ganës, ndërsa katër ditë më pas ndaj Tunizisë.

Trajneri Tite ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë përballje dhe nuk mungojnë surprizat, që në një formë, mund të jenë një sinjal i drejtpërdrejt për emrat që do të marrin ftesën finale për në Katar. Në këto dy takime, Brazili do të luajë pa Dani Alves, Coutinho dhe Gabriel Jesus.

“Është një moment i vështirë. Unë kam qenë shumë aktiv në këto muaj për të ndjekur të gjithë lojtarët. Në Katar do të jenë elementët të cilët garantojnë, kanë formën e duhur, përndryshe çdo lojtarë, pavarësisht emrit, nëse nuk është në formën që ne kërkojmë do të qëndrojnë në shtëpi” – u shpreh Tite në konferencë për shtyp.

Neymar Tite

Gjithsesi, për emrat që mungojnë ky është një sinjal, që nëse duan të udhëtojnë në Katar duhet të bëjnë një sforco të madhe, pasi asgjë nuk është përfundimtare.

Mungesa e ish-lojtarit të Barçës, Dani Alves, i cili momentalisht luan në Meksikë te skuadra e Pumas, është për faktin se ai nuk ka gjendjen e duhur fizike. Sa i përket Coutinho-s, mungesa e tij lidhet me faktin se lojtari ka pësuar një rënie drastike në formën e tij.

Surprizë është vetëm emri i sulmuesit të Arsenal, Gabriel Jesus, i cili pas transferimit në Londër nga Manchester City ka arritur të shënojë tre gola në gjashtë ndeshje.

Në Brazil janë të bindur se, kjo mungesë lidhet me faktin e ngarkesës, pasi mediet braziliane e përjashtojnë mundësin që, Jesus të mungojë në Katar, gjithmonë nëse ruan formën dhe nuk pëson asnjë dëmtim.

Në vend të tij, Tite ka ftuar sulmuesin e Flamengo-s, Pedro, i cili ka debutuar në nëntorin e vitit 2020 ndaj Venezuelës dhe për të është ftesa e dytë. 25-vjeçari është një “makineri” golash, golashënuesi i Copa Libertadores me 12 gola me skuadrën braziliane.

Ndërkohë, risi në këtë grumbullim janë dy emra, Gleison Bremer i Juventus dhe Roger Ibanez i Romës, të cilët kanë marrë ftesën e parë të karrierës dhe pritet që të bëjnë debutimin e tyre në këto ndeshje miqësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga goli me dorë, tek ambasador

Si u zbut Maradona nga Mbretëresha Elizabeth