MENU
klinika

“Shpërthen” Pjanic

E pabesueshme, Bosnja zgjedh Rusinë për miqësore

09.09.2022 - 23:42

Kombëtarja e Bosnjë Heregovinës do të zhvillojë një miqësore me Rusinë më 19 nëntor dhe kjo nuk është pritur mirë nga lojtarët dhe tifozët. Këta të fundit kanë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të federatës.

Kundër kësaj miqësoreje ka dalë edhe Miralem Pjanic, kapiteni i Kombëtares: “Kam dëgjuar për vendimin, drejtuesit e dinë mendimin tim. Ata më telefonuan dhe më pyetën se çfarë mendoja.

U thashë atë që mendoja dhe u befasova për vendimin e marrë. Nuk është vendim i mirë. Jam pa fjalë Sa herë kombëtarja fillon të luajë mirë, gjithmonë del diçka që nuk shkon. Nuk është aspak gjë e mirë”, – ka thënë Pjanic.

Vlen të theksohet fakti se kombëtarja e Rusisë dhe klubet ruse janë përjashtuar nga UEFA për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Dhe të mendosh, Bosnja kur ishte në konflikt të armatosur, Rusia mbante anën e Serbisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga goli me dorë, tek ambasador

Si u zbut Maradona nga Mbretëresha Elizabeth