MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa kafe duhet të pimë në ditë për të mos prekur zemrën?

10.09.2022 - 12:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa kafe duhet të pimë në ditë për të mos prekur zemrën?

Mjeku: Falë një studimi të kryer nga Universiteti i Australisë së Jugut, tani kemi një kufi maksimal, për të përcaktuar se sa kafe duhet të konsumojmë për të mos u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një antioksidant në kafe të quajtur ‘acid chlorogenic’ mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut dhe të pengojë zhvillimin e pllakëzimit që mund të bllokojë arteriet.

Por kafeina e tepërt jo vetëm që mund të rrisë shanset e presionit të lartë të gjakut, por gjithashtu mund të çojë në forcimin e arteries, dy faktorë që mund të rrisin shanset tuaja për sëmundje të zemrës.

Prandaj sipas këshillave të studiuesve, jini të kujdesshëm dhe mos i kaloni dy filxhanë kafeje në ditë!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.