Java e katërt e Kategorisë Superiore ka prodhurar dy surpriza në ditën e sotme. Egnatia mposhti në Rrogozhinë 3-0 Vllazninë, ndërsa Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Kamëz ndaj Kastriotit.
Mbrojtja shkodrane do ishte totalisht e papërgatitur në minutën e 22-të, teksa një top nga krahët mbërrin për DeLarge, i cili shënon tokazi. Një gabim në mesfushë do i jepte mundësinë Egnatias për të dyfishuar shifrat në të 24-tën, me Mustën.
3 pikëshin ekipi nga Rrogozhina do e fuste në kasafortë në minutën e 62-të, pasi Camaj gjen “rrjetën” me kokë. Me këtë disfatë, Vllaznia e sheh veten në vendin e 3-të me 6 pikë. Ndeshja e radhës për ekipin e Mirel Josës është ndaj Kastriotit në shtëpi.
Ndërkohë sfida mes Kastrioti dhe Tiranës ka përfunduar 0-0. Pavarësisht rasteve, shifrat nuk u zhbllokuan, me të dy ekipet që duhet të kënaqen me nga një pikë.