Vazhdon forma e keqe e Bayern-it në kampionatin gjerman. Bavarezët, në fakt, kanë regjistruar barazimin e tretë radhazi në Bundesliga dhe janë ndalur në shtëpi nga Stuttgart-i, që ka arritur të marrë një barazim 2-2 në minutën e fundit.
Tel ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 36-të dhe në moshën 17 vjeç e 136ditë është bërë lojtari më i ri në historinë e Bayern-it që shënon një gol në Bundesliga. Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 57-të duke realizuar golin e barazimit 1-1 me Fuhrich.
Megjithatë, festa e Stuttgart nuk ka zgjatur shumë. Tri minuta më pas, në fakt, Musiala ka kthyer në avantazh bavarezët me një finalizim shumë të bukur brenda zonës së rreptësisë. Kur mendohej se bavarezët i kishin siguruar tri pikët, miqtë kanë arritur të barazojnë në minutën e 92-të nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga De Ligt.
Borussia Dortmund nuk ka arritur të përfitojë nga ndalesa e rivalëve të përjetshëm pasi janë mundur 3-0 në transfertë nga Leipzig.