PSG triumfon minimalisht 1-0 ndaj Brest në “Parce des Princes” dhe rimerr kreun në Ligue 1. Skuadra e Galtier u prezantua me “arsenalin” e rëndë në Paris, duke mos kursyer treshen e sulmit Mbappe-Neymar-Messi. Pikërisht këta dy të fundit ishin protagonist në suksesin e gjashtë sezonal.
Goli i vetëm i takimit u realizua nga braziliani Neymar, i cili realizoi në minutën e 30-të, pas pasimit të Leo Messit, me argjentinasin i cili çoi në 7 numrin e asistimeve në këtë edicion.
Fraksioni i dytë dhuroi emocione, me Brest që provoi të rikthente ekuilibrin dhe në minutën e 70-të ishte shumë pranë, por Islam Slimani gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, me Donnarumma-n i cili reagoi duke mbajtur portën e paprekur.
Paris’ first goal, Neymar 🎥 :#PSGBrest #Brest #PSG #Neymar #Ligue1
pic.twitter.com/D9OZzNd1yZ— manksa (@manksa______) September 10, 2022
Pas këtij suksesi në javën e shtatë, PSG rimerr kreun dhe shkon në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Brest mbetet me 5 pikë në vendin e 17-të dhe duke pësuar kështu humbjen e katërt sezonale.