Milan jo vetëm që mbetet i pamposhtur në Serie A, por fiton edhe kur luan me 10 lojtarë. Kampionët e Italisë fituan 1-2 në Genova kundër Sampdorias, edhe pse në pjesën e dytë ishin me një lojtar më pak.
Takimi do zhbllokohej që në minutën e gjashtë, pas një goditje me të majtën të Messias. Kuqezinjtë kampionë të Italisë do gjenin edhe të dytin me De Ketelaere në të 21-tën, por do anulohej për shkak të një pozicioni të parregullt.
Portieri i Sampit, Audeo tregohet i vëmendshëm në fundin e fraksionit, duke ndalur një gjuajtje të sulmuesit nga Franca, Olivier Giroud. Me interes pritet pjesa e dytë.
Pjesa e dytë do fillonte shumë keq për Milanin, pasi Leao në përpjekje për të bërë një lëvizje akrobatike, gabon keq ndaj kundërshtarit dhe ndëshkohet me të kuq.
Barazimi do vinte menjëherë me Djuricic. Edhe pse në inferioritet numerik, ekipi nga Milano do rikthehej në epërsi me Giroud, pasi shndërroi në gol një penallti të akorduar nga VAR për prekje me dore. Ky ishte takimi i fundit i Serie A për sot.