MENU
klinika

I dënuar me 30 vite burg

Kapet në Kakavijë trafikanti shqiptar i drogës

11.09.2022 - 13:33

Një shtetas shqiptar është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare të Kakavijës nga ana greke, pasi sipas autoriteteve helene ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Shtetasi shqiptar u kap gjatë tentativës së tij për të kaluar nga një rrugë dytësore mbi doganën greke, një rrugë nga e cila kalojnë shpesh personat që shkelin ditët e qëndrimit në zonën Shengen për të shmangur penalitetet prej palës greke.

Pasi u shoqërua në rajonin e pikës kufitare, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Turqisë, ku ishte dënuar në mungesë me 30 vjet burg nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

I arrestuari u tha agjentëve Grekë të sigurisë se tentoi të hynte në vendin tonë nga kufiri, pasi besonte se nuk do të kapej prej rojeve kufitare.

Zona e Kakavijës përdoret shpesh prej personave që duan të shmangin kontrollet kufitare për të mos u penalizuar për thyerjen e ditëve të qëndrimit në zonën Shengen. Dyshohet se policia kufitare Shqiptare është lehtësisht e korruptueshme në këtë doganë, ndaj dhe trafikantët e përdorin shpesh rrugën pranë saj për kalimin nga dhe drejtë Greqisë.

I arrestuari do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendosë nëse do ta ekstradojë ose jo drejtë Turqisë për të kryer dëmin që gjykatat e atij vendi i kanë dhënë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë