MENU
klinika

Kriza energjitike në Evropë

Kulla ‘Eifel’ rrezikon fikjen e dritave

11.09.2022 - 18:43

Kulla Eifel, dritat vezulluese të së cilës ndriçojnë qendrën e Parisit gjatë natës, do të fiken më herët për shkak të krizës energjetike .

Bashkia e Parisit pritet të propozojë këtë javë që monumenti, i cili është ndër më të vizituarit në botë, të errësohet më shumë se një orë më herët se zakonisht, pasi Europa po përballet me kosto spirale të energjisë, të rënduara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Bashkia e qytetit pritet të propozojë që kulla të errësohet në orën 23:45 kur të largohen vizitorët e fundit, që do të thotë se ajo nuk do të vezullojë më në mesnatë.

Jean-François Martins, kreu i menaxhimit të kullës, tha: “Është një gjest shumë simbolik, pjesë e ndërgjegjësimit në rritje rreth maturisë së energjisë.”

Ndriçimi gjatë natës i monumentit përbën 4% të konsumit vjetor të energjisë. Kulla, e cila u përfundua në vitin 1889, është rikthyer në numrin e vizitorëve para Covid-it në më shumë se 20,000 në ditë.

Autoritetet e tjera të qytetit po reduktojnë gjithashtu ndriçimin gjatë natës në vende të rëndësishme. Monumentet në Marsejë, përfshirë Pallatin Pharo, do të fikin dritat më herët nga fundi i shtatorit për të kursyer energji.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën