Sipas një tradite të çuditshme sa edhe të lashtë, bletari mbretëror duhet t’u thotë bletëve të pallatit se mbretëresha ka vdekur.
Përmes pëshpërimave, insektet janë informuar se kanë një mjeshtër të ri, mbretin Charles III, shkruan Mirror.
Lajmi i hidhur iu dha bletëve në koshere në tokat e Pallatit Buckingham dhe Clarence House.
John Chapple, 79 vjeç, bletari zyrtar i pallatit, bëri udhëtimin prekës drejt vendeve ku janë kosheret të premten, pas lajmit për vdekjen e mbretëreshës.
Më pas, shirita të zinj u lidhën me harqe në kosheret ku jetojnë mijëra bletë.
Rituali vazhdoi duke u treguar atyre, se mbretëresha kishte vdekur dhe tani do të ishte në krye një mjeshtër i ri. Më pas, bletët u nxitën të silleshin mirë me zotërinë e ri, mbretin Çarls.
Bestytnia e pazakontë dhe e lashtë, lidhet me besimin se mosinformimi i bletëve për një pronar të ri, do të çonte në mungesë e mjaltit, braktisjen e kosheres ose vdekjen e tyre.