MENU
klinika

Serie A, Java 6

Juve shmang humbjen në shtëpi në limite

11.09.2022 - 22:46

Juventus nuk është ende ajo skuadra pretendente që pritej. Edhe pse luante në shtëpi përballë një skuadre modeste si Salernitana, bardhezinjtë nuk shkuan dot më shumë se një barazim 2-2. Fundi ishte vërtet dramatik.

Ironi fati për të besuarit e Maximilliano Allegri, që pranuan gol nga një ish-futbollist i Interit. Antonio Candreva nuk e pati të vështirë të dërgojë topin pas shpinës së Perin, pas asistit të Mazzocchi (17′).

Në minutën e 39-të, bardhezinjtë barazojnë rezultatin, por goli i serbit Dusan Vlahovic cilësohet si pozicion jashtë loje. Kur nuk shënon, e pëson. Mysafirët do dyfishonin shifrat me një tjetër ish, tashmë të anës tjetër të Milanos. Piatek “tundi rrjetën” me penallti.

Goli i Bremer (50’) rihapi takimin, ndërsa në fund Bonucci çoi shifrat në 2-2. Goli që mund t’i jepte  fitoren “Zonjës së vjetër” do vinte nga Milik, në frymën e fundit, por do anulohej për Offside.

Milik del me karton të kuq, pasi pas festës, arbitri i jep të dytin të verdhë. Kaosi bëhet edhe më i madh, pasi u përjashtuan nga kryesori edhe trajerin Allegri me kolumbianin Cuadrado.