MENU
klinika

Rama: Maqedonia parimisht dakord

“Kemi diskutuar me Malin e Zi dhe Serbinë të fusim abetaren e unifikuar”

12.09.2022 - 10:50

Kryeministri i vendit, Edi Rama bëri me dije se ka diskutuar edhe me vendet e tjera të Ballkanit për të futur abetaren e unifikuar për pjesën e popullsisë shqiptare.

Nga Kongresi i Arsimit, Rama bëri me dije se Maqedonia e Veriut është parimisht dakord. Gjithashtu diskutime janë zhvilluar edhe me Malin e zi dhe Serbinë.

Rama: Maqedonia është parimisht gati për të futur abetaren. Kemi diskutuar me Malin e Zi edhe me Serbinë për pjesën e popullatës shqiptare.

Është e rëndësishme sot të kujtoni nga u nisëm dhe përsëri edhe në këtë fushë vlen e njëjta gjë. Po të kujtojmë nga u nisëm sot jemi dita me natën. Po të mendojmë ku duhet të shkojmë sot jemi nata me ditën. Kemi shumë për të bërë. Jo se kështu duhet thënë për tu dukur mirë, por sepse kjo është e vërteta.

Mësuesit dhe mësueset ishin skllevër të politikës, nuk mund të vendosnin asgjë për fatin e tyre. Mund të gdhiheshin në një vend pune dhe mund të ngryseshin në një vend tjetër. i gjithë sistemi ishte i bazuar te politika, tesera e partisë dhe heqja e mësuesve nga kthetrat e politikës, pavarësimi i tyre, vendosja e figurës në qendër, e ka ndryshuar si ditën me natën situatën e mësuesve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama rendit faktorët e kërcënimit

“Gjuha shqipe të futet në çdo nivel të arsimit”