MENU
klinika

"Të gjithë janë të shqetësuar..."

Pasi shokoi me pamjen e saj, flasin familjarët e Cara Delevigne

12.09.2022 - 12:09

Cara Delevigne ka marrë një vëmendje të madhe së fundmi. Disa foto të saj qarkulluan kudo në rrjet ku modelja shfaqej jo në gjendje të mirë.

Motra e Cara-s, Poppy është parë së fundmi në krah të motrës së saj.

Më herët, një dëshmitar tha: “Pinte duhan dhe fliste e nervozuar në celularin e saj, të cilin e lëshoi në një moment”.

“E gjithë kjo është shumë shqetësuese. Cara ka qenë e hapur për problemet e saj të shëndetit mendor në të kaluarën”, tha një mik i familjes së Cara-s.

“Ajo vjen nga një familje shumë e mirë dhe natyrisht, ata do të mblidhen dhe do të bëjnë gjithçka që duhet për ta ndihmuar”.

“Familja është e shqetësuar qartë për të, prandaj Poppy menjëherë shkoi të ishte me të. Të gjithë janë të shqetësuar për sjelljen e Caras”.

Vite më parë ,Cara deklaroi hapur se si ajo u sulmua seksualisht nga Harvey Weinstein.

Në një deklaratë të publikuar në “Instagram”, ajo tregoi se pas një takimi me Weinstein në hollin e hotelit, ai e pyeti nëse donte të shkonte në dhomën e tij, ku e priste dhe një femër tjetër.

Pas kësaj, ajo u përball me një kërkesë ku duhet të puthte femrën tjetër, gjë të cilën Cara nuk e pranoi.

Kur do largohej nga dhoma, modelja britanike duhet të shmangte përpjekjet e producentit për ta puthur pa dëshirë.

Ajo u njoh me të sepse do kishte një rol në një film, për të cilin ndihet akoma keq që ka marrë pjesë. Duket se 25-vjecarja është prekur nga rasti i denoncimit të tij për përdhunimin e femrave dhe ka bërë disa postime të gjata, duke mbështetur të gjitha femrat që kanë rënë pre e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këta të famshëm e kanë pranuar vetë që vuajnë dhe janë shumë rëndë

Nuk është e vërtetë që nga depresioni preken vetëm njerëzit e thjeshtë!

Një ndër femrat më të pasura të Amerikës

Rihanna hyn në Olimpin e Forbes