MENU
klinika

Rrethimi i Szigetvarit

Beteja që shpëtoi qytetërimin

12.09.2022 - 16:34

        456 vjet më parë, në vitin 1566, pasi arriti të ngadalësojë pushtimin osman të Hungarisë, kroati Nikolla IV Zrinski udhëhoqi 600 evropianë në betejën e fundit për t’i dhënë fund rrethimit të Szigetvarit./Konica.al

Që prej themelimit të saj, për 300 vjet Perandoria Osmane ka qenë në luftë kundër të krishterëve të Mesdheut dhe Evropës Lindore. Perandoria kishte fuqinë punëtore dhe teknologjinë për të qenë një nga ushtritë më të frikshme në planet. Sulejmani I u bë Sulltani i 10- të i Perandorisë Osmane në vitin 1520, duke u shndërruar në një nga monarkët më të fuqishëm dhe më të shquar në botë gjatë jetës së tij. Gjatë mbretërimit të tij, Perandoria Osmane arriti kulmin me fuqi ekonomike, ushtarake dhe politike. Sulejmani do të drejtonte vetë ushtrinë për të pushtuar bastionet persiane dhe të krishtera në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Mesdheun. Ai do të pushtonte Evropën Juglindore dhe do të zaptonte pjesën më të madhe të Hungarisë. Donte të hakmerrej medoemos për disfatën që pësoi në pushtimin e Vjenës, në vitin 1529.

Asokohe, Vjena ishte e papërgatitur për një rrethim, por, fatmirësisht, koha dhe sëmundja e dobësuan fuqinë osmane. Ishte më e largëta që kishin pasur ndonjëherë osmanët në Evropë, madje qyteti u lebetit kur mbërriti lajmi për fushatën e re të Sulejmanit.

Në moshën 72-vjeçare, Sulejmani e dinte se ditët i kishte të numëruara, ndaj donte të vazhdonte atë që nuk realizoi 37-vjet më parë. Më 1 maj 1566, ai u largua nga Kostandinopoja me një nga ushtritë më të mëdha që kishte komanduar ndonjëherë, me synimin për të pushtuar Hungarinë e të arrinte në Vjenë. E vetmja forcë që mund t’i kundërvihej kësaj ushtrie të madhe myslimane, udhëhiqej nga konti Nikolla Zrinski, një nga pronarët më të mëdhenj të tokave në Mbretërinë e Kroacisë. Konti Zrinski u bë një veteran i famshëm gjatë Rrethimit të Vjenës në 1529. Donte t’i jepte kohë qytetit për t’u përgatitur, ndaj vendosi t’i vononte osmanët duke i joshur ata pranë kufirit kroato-hungarez. Zrinski zgjodhi një nga kështjellat më të mira në rajon, qytetin Szigetvar. Kështu, pasi Zrinski sulmoi dhe shkatërroi një kamp osman, Sulejmani u mashtrua duke e shpënë ushtrinë e tij prej mbi 100 000 burrash në qytet. Zrinski qe në gjendje të grumbullonte një forcë prej vetëm 2,000-3,000 trupash kroate dhe hungareze, për të mbrojtur
fortesën. Uji e ndante Szigetvarin në 3 seksione: qyteti i vjetër, qyteti i ri dhe kështjella – këto lidheshin në vijimësi përmes urave dhe me tokën me ura. Për sulmuesit kështjella ishte e pamundur të arrihej pa marrë më parë dy pjesët e tjera, që do t’i jepnin garnizonit me më pak ushtarë një avantazh të madh mbrojtës. Pararoja e osmanëve mbërriti në qytet më 2 gusht, pa hasur në kundërshtim. Ndërkohë që ata ndodheshin mbi kalldrëme dhe ura, të krishterët filluan të tërhiqeshin, duke vrarë shumë prej tyre të detyruar në tërheqje. Sulltani me ushtrinë e tij kryesore mbërriti tri ditë më vonë, më 5 gusht, duke filluar kështu rrethimin zyrtar. Për më shumë se një muaj, osmanët gjuajtën me topa të rëndë dhe humbën mijëra ushtarë duke sulmuar qytetin./Konica.al

Osmanët ishin objektiv i lehtë, ndërsa grumbulloheshin për të kaluar urat në pozicionet e ardhshme mbrojtëse. Mbrojtësit, përfundimisht u reduktuan në rreth 600 burra dhe u rikthyen në kështjellë, për rezistencën e tyre përfundimtare. I irrituar nga vonesa, Sulltani i bëri kontit Zrinski një ofertë bujare, një ofertë që ai e kishte përdorur shpeshherë në të kaluarën, për t’u dhënë fund rrethimeve. Sulltani do t’i kursente jetën Zrinskit dhe gjithë njerëzve të tij, madje Zrinski do të lejohej të sundonte Kroacinë, nën ndikimin e butë osman. Konti Zrinski e refuzoi ofertën dhe përgatiti betejën e tij të fundit.

Më 6 shtator do të ndodhte një ngjarje monumentale, që nuk do të njoftohej as për sulmuesit dhe as për mbrojtësit e qytetit, Sulltan Sulejmani vdiq në çadrën e tij.

Vdekja e tij u mbajt e fshehtë, ndërsa ushtria përgatitej të bënte sulmin përfundimtar, më 7 shtator.

Zrinski zhvilloi një takim me përkrahësit, pasi nuk donte të vdiste i bllokuar brenda kështjellës, ndaj do të sulmonte për të ngadalësuar sulmin e tyre final. Shumica e përkrahësve, të cilët gjithashtu manipuluan kurthe të fuqishme, u pajtuan me të. Mëngjesin e 7 shtatorit, kalaja u përfshi nga flakët e zjarrit grek dhe osmanët marshuan nëpër urën e fundit drejt kullës. Një shpërthim i fuqishëm nga një mortajë e improvizuar hapërdau copëza nëpër urë duke rrëzuar me qindra turq. Më pas, konti Zrinski dhe njerëzit e tij, shpatëzhveshur, u larguan nga fortesa e djegur, duke vrarë gjithë turqit e plagosur në urë. Mandej, duke u përballur me sulmin osman, shumica e tyre luftuan deri në grahmën e fundit. Konti Zrinski mori dy plumba dhe vazhdoi të luftonte derisa u qëllua me shigjetë. Ndërkohë që osmanët i dhanë fund me vdekjen e Zrinskit, përkrahësit e fundit i tërhoqën më thellë në kala. Një kurth prej 3000 kuintal barut i zi plasi, duke i vrarë të gjithë brenda kështjellës, si dhe shumë të tjerë jashtë. Garnizoni i vogël evropian i shkaktoi mbi 20 000 viktima forcave pushtuese. Rrethimi njëmujor që ngadalësoi ushtrinë osmane, çka ishte e dëmshme për shëndetin e sulltanit të moshuar, bëri që ai të vdiste. Pas rrethimit, osmanët u kthyen në shtëpi, duke mos u orvatur të pushtonin Vjenën, deri në vitin 1683. Për këtë arsye, Rrethimi i Szigetvarit konsiderohet një nga betejat më të rëndësishme të qytetërimit perëndimor.

Në rrjedhën e shekujve, beteja do të festohej në poezi, shfaqje dhe vepra arti. Konti Zrinski, mbetet një hero kombëtar në Kroaci edhe sot e kësaj dite./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si e torturuan dhe e vranë pa mëshirë 20-vjeçaren

‘Dua një republikë demokratike si e Nolit’


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale