MENU
klinika

(Detajet)

Policia arreston 44-vjeçarin që do shiste eksploziv

13.09.2022 - 13:38

Një 44-vjeçar, i cili lëvizte me transport publik me një çantë të mbushur me eksploziv C4 është arrestuar nga policia e Durrësit.

Personi me banim nga Manza u kap sapo ai zbriti nga një mjet i transportit publik. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas transportonte lëndë eksplozive me qëllim tregtimin e tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi -F. D., 44 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thote policia.

Shijak/ Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për tregtim të lëndëve eksplozive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Transportonte 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Gjenden dhe sekuestrohen lëndët plasëse.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas transportonte lëndë eksplozive me qëllim tregtimin e tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. D., 44 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

44-vjeçari u kap në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit F. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin