MENU
klinika

Rreziku

Sërish sulm kibernetik në Kosovë, ndërpriten të gjitha shërbimet e internetit

13.09.2022 - 15:57

Telekomi i Kosovës të martën, ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Ky sulm është bërë shkak që të bien shërbimet e internetit, nga ora 8 e mëngjesit. “Për shkak të pamundësisë për ta ndalë sulmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet”, ka konfirmuar për Koha.net, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.

Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të sulmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj sistemit TIMS. Por kryeministri Edi Rama të dielën ka thënë se sulmuesit nuk ia kanë arritur qëllimit dhe sistemet e pikave kufitare janë në punë.

Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi.