MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Bayern e bën rrugë me Barçën, Liverpool ia del në limit

13.09.2022 - 22:59

Sezon i ri, por e njëjta histori. Bayern Munchen mposht sërish Barcelonën, kësaj here 2-0 në “Allianz Arena”. Edhe pse katalanasit vinin me shumë përforcime, sërish nuk i kanë bërë ballë furisë bavareze.

Barcelona rezistoi mirë pjesën e parë, duke e mbyllur në barazim pa gola, madje mund të kishte surprizuar. Në të dytën ishte krejt tjetër histori, me Bayern që shënon dy herë në portën e miqve spanjollë.

Lucas Hernadez zhbllokoi takimin në minutën e 50-të, duke iu shmangur mjaft mirë mbrojtjes mike dhe nga afër nuk fal me kokë. Pa kaluar as katër minuta Sane dyfishon shifrat pas një veprimi të bukur në zonën katalanase.

Bayern mund të kishte shënuar edhe të tretin, ndërsa Barcelona u zgjua në fund, por nuk arriti të shënojë. Kampionët e Gjermanisë marrin kreun e grupit me gjashtë pikë, ndërsa Barcelona dhe Inter janë në kuotën e tri pikëve.

Ndërsa Liverpool vuajti shumë në shtëpi me Ajax, por në fund mori tri pikë me vlerë. Salah shënoi në minutën e 17-të, por 10 minuta më pas miqtë barazuan me Kudus. Do të ishte Matip në 89’ që u dha fitoren të tijve në sfidën e dytë në grup.

Në ndeshjet e tjera, Leverkusen mundi 2-0 Atletico Madrid, Marseille u mposht 0-1 në shtëpi nga Frankfurt, ndërsa Porto u shkërmoq në shtëpi 0-4 nga Club Brugge.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Inter merr 3 pikët e para, debuton Asllani