Ferrari shpresonte të rikthehej te fitorja në garën e shtëpisë, zhvilluar pak ditë më parë në pistën e Monza. Gjithsesi, në fund “kokëkuqja” u detyrua të kënaqej me vendin e dytë të Charles Leclerc dhe e zhgënjyer se gara u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë.
Ai që ka kritikuar paraqitjen e Ferrari, por edhe mënyrën se si drejtuesit e saj menaxhojnë garat është Flavio Briatore, ish-drejtuesi i njohur i Formula 1. Për “Bild”, menaxheri italian tha:
“Është e pabesueshme të imagjinosh se si Ferrari arrin t’i shkatërrojë vetë garat ku dominon. Ferrari këtë sezon ka bërë shumë gjëra gabim, që mund të kishin qenë fitore për ta dhe do të kishim një kampionat më të hapur. Është një mëkat që një makinë që dominon provat zyrtare nuk arrin ta shfrytëzojë këtë avantazh në garë, por vazhdon të gabojë”.